E bujshme! Elon Musk bën njoftimin e madh per Shqiperine: Ka ardhe koha qe

Njeriu më i pasur në botë dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Donald Trump, Elon Musk, ka dhënë

një koment në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për dërgimin e emigrantëve afrikanë nga Italia në Shqipëri. Një ditë më parë, Gjykata e Romës vendosi për të dytën herë që emigrantët e ardhur në Shëngjin të rikthehen në Itali.


“Ata gjykatës duhet të largohen”, ka qenë një koment i Trump në rrjetin social X në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.

Marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni synon të menaxhojë fluksin e emigrantëve drejt Italisë përmes strehimit të tyre të përkohshëm në Shqipëri.

Kjo marrëveshje ka shkaktuar debat në të dy vendet dhe jo vetëm, me palë që e mbështesin për lehtësimin e fluksit të migrantëve dhe të tjera që e kritikojnë për çështjet e sigurisë dhe të drejtave të njeriut.