Një ngjarje e rëndë tronditi para pak ditësh SHBA ku mbeti e vrarë nga burri i saj shqiptarja Bruna Flamuraj.
Burimet zbuluan se ishte xhelozia shkaku i krimit i cili ndodhi në sy të vajzës së tyre.
Për emisionin “Jetë Shqiptare”, shoqja e viktimës dëshmon se kjo e fundit ndihej e kërcënuar nga bashkëshorti që nëse kërkonte divorc, ai do ta vriste bashkë me familjen e saj.
Shoqja e viktimës na solli dhe një moment kur bashkëshorti ushtroi dhunë ndaj Bruna Flamuraj ndërsa kjo e fundit e justifikonte se e kishte nga dashuria.
“Kur ishim në punë, ai erdhi dhe duke diskutuar i dha një shuplakë e nxori jashtë drejt makinës duke e rrahur.
U shokova. Kur u kthye, Bruna më kërkoi ta mbaja sekret dhe se ketë sjellje e bën sepse e donte shumë dhe se nga dashuria e madhe xhelozonte. Bruna më ka treguar se ai thoshte që unë asaj divorcin nuk ja jap,
më parë i jap plumbin se divorcin. Dhe nëse ajo ndonjëherë mendonte të kthehej tek familja, e kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë.
Bruna ka mbajtur për vete të gjithë këtë presion dhe dhunë. Para dy javësh ishin në Shqipëri dhe 5 ditë pasi janë kthyer, ndodhi tragjedia”, tregoi shoqja e viktimës.