Ditëve të ngrohta e temperaturave të larta u erdhi fundi.
E hëna nis me temperatura të ulëta që kapin vlerën minimale -3 gradë në zonat malore, në Tropojë e Gjirokastër.
Ndërsa të martën temperaturat do ulen ndjeshëm. Temperatura më e ulët do të regjistrohet në Tropojë e Gjirokastër.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se ditët e hënë e martë dhe të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,
ndërsa ditët e mërkurë e enjte moti pritet të kenë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.