Një nga aktoret e “Portokallisë”, Albana Perhati ka treguar me lot në sy pengun më të madh të jetës, e cila e ka shoqëruar prej vitesh.
Për shkak të pamundësisë fizike i ati nuk e ka parë kurrë duke performuar.
“Kam edhe një peng që se kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri.
Prej kaq vitesh karrierë në skenë babai nuk e ka patur mundësinë të më shohë në sallë. Është një nga pengjet e mia. Më shikon çdo të diel, por kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live për shkak të një pamundësie fizike”, tha Albana.