Mos e prishni terezine, ja si do jete moti per diten e neserme

Vendi ynë ditën e nesërme pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Prezencë e mjegullë së dendura nga orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht në zonat luginore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi hera-herës deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 15°C

në zonat e ulëta -1 deri 22°C

në zonat bregdetare 7 deri 22°C