Një incident i rëndë që mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Pejë.
Sipas mediave në Kosovë, raportohet se një burrë ka tentuar të vetëvritet duke i dalë para trenit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35 në fshatin Zahaq, ku fatmirësisht, makinisti ka arritur ta ndalojë duke shpëtuar pa asnjë pasojë.
Policia raportoi se nuk ka asnjë person të lënduar, teksa burri është shoqëruar në komisariat, ku do trajtohet me një psikolog.