E bujshme! Zbulohen thaset me para te Ilir Metes ne Zvicer! Avokati tregon emrin qe ia ruan

vokati Idajet Beqiri ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka folur në lidhje me hetimin për ish-presidentin Ilir Meta.

Ai ka folur për një llogari bankare që Meta zotëron bë Kongo, ku mban para të padeklaruara, madhe i ndihmuar nga Kastriot Ismailaj dhe një avokate me nënshtetësi amerikane, e quajtur “Rebeka”.

SPAK ‘zbulon’ llogaritë e fshehta bankare të Ilir Metës! Avokati: U ndihmua nga Qipro, SHBA dhe Zvicra

“Një ish-funksionar shteti, por i përgjegjshëm intelektual i përgjegjshëm, që ka patur edhe ai një histori që vlen edhe për ‘Hollyëood’-in atje në Kongo, se çfarë veprimi u bë ndaj tij dhe si shpëtoi kokën prej atje. Por në kohën kur ishte në Kongo më ka treguar se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me ministrin e Ekonomisë të Kongos.

Në një drekë që ka ngrënë me të i ka thënë ‘shikoje këtë bankën këtu, këtu ka llogarinë bankare më të fuqishme Ilir Meta’. Ai ka thënë vetëm Ilir Meta. I ka thënë që këto para kanë ardhur me valixhe nga Zvicra. I sillte Kastriot Ismailaj me një avokate që ka nënshtetësi amerikane, me emrin Rebeka. I kanë mbyllur në atë bankën në Kongo, dhe një pjesë e mirë e këtyre parave është përdorur për të blerë për llogari të Ilir Metës, fabrikën e floririt në Kongo.”- tha avokati.

Ai ka thënë se SPAK është ndihmuar nga Qipro, SHBA-të dhe nga Zvicra për të gjurmuar llogaritë e fshehta bankare dhe pasuritë që çifti Meta-Kryemadhi zotërojnë.

“Ka filluar seleksionimi. Po merren edhe nga Kadastra të gjitha pasuritë që ka dhe ne do të fdë3gjojmë dhe me numër se sa sekuestro do të vendosen. Është e vështirë gjetja e këtyre pasurive, SPAK ka bërë vlerësim pozitive, e ka bërë dhe në deklaratë publike atë që është ndihmuar nga Qipro, nga SHBA-të, nga Zvicra etj, për të kryer këto hetime dhe për të zbuluar ku i ka fshehur pasuritë dhe ku i ka të ardhurat e fshehura në banka Ilir Meta. Meta është në proces, por kjo procedurë do të bëhet për të gjithë ata që do të jenë nën hetim.

Ka shumë funksionarë që kanë kryer krime të tilla me karakter ekonomik, vjedhje dhe fshehje pasurie. Ka nga ata që u thonë ik bëj disa vite burg aty dhe ik, vafshi në djall, gëzo atë pasurinë që ke vjedhur deri më tani. Një situatë të tillë e dëshirojnë të gjithë këta, sepse nuk u dhemb burgu por pasuria.”- tha avokati.