Noizy duke iu lutur spitalit ta mbajne! Ja si e arreston Kosova, me pranga ne duar e cojne ne (Video)

Ky është dhe momenti kur Noizy me pranga në duar po shoqërohet nga efektviët e Policisë. Siç dhe raportuam më herët reperi Rigels Rajku, ose i njohur ndryshe nga të gjithë me emrin e artit, Noizy, u dorëzua në Komisariatin e Policisë së Pejës.

Ky lajm u bë me dije nga vetë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës i cili tha se paraditen e kësaj të marte, Rajku u dorëzua ku dhe më pas u vijuan me të procedurat ligjore.

“Sot rreth orës 10:30 personi i cili është shpallur në kërkim, më 5 gusht 2024 nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vetëdorëzuar i dyshuar për lëndime të rënda trupore Rigels Rajku i njohur si Noyzi. I dyshuari aktualisht me avokatin e tij është duke u intervistuar nga polica në Pejë”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Në pamjet e publikuara së fundmi, Noizy shihet me pranga në duar teksa është duke lënë Komisariatin dhe po dërgohet në spitalin e Pejës për t’ iu bërë ekzaminimet.

Ka gjysmë orë që reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, nën masa të rrepta sigurie është dërguar nga stacioni policor në Pejë në emergjencën e spitalit të Pejës.

Burimet e IndeksOnline brenda spitalit kanë thënë se Noizy ka kryer aktualisht kontrollet të neurologu dhe nga urologu ndërsa po tenton maksimalisht ta bind stafin mjekësor që të shtrihet në spital.

Ai është kontrolluar paraprakisht nga ekipi mjekësor në stacion të policisë, mirëpo kjo nuk i ka kryer punë reperit dhe i njëjti është dërguar në spital.

Para spitalit shihen masa të rrepta sigurie të cilët janë angazhuar në këtë rast./IndeksOnline/
Kujtojmë se mëngjesin e 1 gushtit të këtij viti, reperi i njohur Noizy bashkë me shokët e tij u përfshinë në një sherr me personazhin e Tik Tok, Medi Iseni jashtë ambienteve të një diskoteke në Pejë të Kosovës.

Nga ky sherr mbeti i lënduar rëndë Iseni, i cili u dërgua në spital, ndërsa autoritetet kosovare shpallën në kërkim reperin Noizy, shokun e tij, dj.Crax si dhe reperin Stresi për ndihmë në këtë konflikt.

Vetëm disa ditë më pas, konkretisht më 7 gusht u bë i mundur arrestimi i Noizyt si dhe Dj të tij, Bahtjar Bajraktari. Qëndrimi i Noizyt në qeli zgjati vetëm 1 javë pasi Gjykata e Durrësit më 16 gusht liroi reperit kundrejt garancisë, 50 milionë lekë të vjetra.