Mustafa Lici i njohur dhe si “Plaku” i fisit Lici është marrë në pyetje në lidhje me masakrën e shënuar në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën katër persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.
Bëhet me dije se Lici është marrë në pyetje nga policia në ambientet e shtëpisë, kjo për shkak se “Plaku” nuk ka pasur mundësi që të shkojë në Komisariat.
Ai ka treguar se djali i tij që mbeti i vrarë, Hamza Lici ishte shok i ngushtë me Arlind Bushati. Ai tha se kjo miqësi vjen pasi edhe vetë Mustafai ka pasur miqësi të ngushtë me babain e Arlindit, Xhemal Bushatin.
Ai tha se djali i tij dhe Arlindi ditën e ngjarjes ishin nisur për të shkuar në Podgoricë. Madje ai ka bërë edhe një deklaratë të fortë duke thënë se pasi ata kanë hyrë në Dobraç, makina u qëllua me breshëri plumbash prej anëtarët e një grupi kriminal që janë të lidhur fort me qeverinë”.
Ndër të tjera mësohet se Lici ka thënë se Hamza Lici nuk kishte asnjë precedent penal dhe se i vetmi “faj” që ka pasur është se ishte vëllai i Ibrahim Licit, teksa tha se i biri ishte një besimtar i devollshëm dhe se falte 5 vakte në ditë.
E teksa thuhet se Ibrahim Lici ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, kjo pasi një person i tretë është parë në vendngjarje, mirëpo Mustafa Lici ka thënë se Ibrahimi ndodhet në Turqi.
Gazetari Elton Qyno raporton se është marrë në pyetje mësohet të jetë marrë dhe babai i Arlindit, Xhemal Bushati, i cili ka treguar problemeve që ka pasur djali i tij me persona të cilët kanë dashur ta vrasin në fillim të muajit Tetor 2024, por askush nuk mori masa për parandalimin e kësaj ngjarje.