Monika “f*ndos” Edi Ramën me MESAZHET telefonike?! Cili eshte kodi i ‘M*fias’ qe po perdoret

Kryemadhi ka deklaruar se në telefonin e saj ka shkëmbyer disa mesazhe me kryeministrin Edi Rama

Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit se zotëron disa mesazhe me Edi Ramën, është diskutuar ditë ne sotme në studion e “Breaking”.

Avokati Edmond Petraj tha se Kryemadhi duhet të shkojë të flasë në SPAK, pasi dosjet do vijojnë të hetohen.

“Dosjet që janë në proces do të kalojnë të gjithë fazën e hetimit paraprak. Është thjesht një procedurë, çdo kush që thirret nga Prokuroria e Posaçme, që ka dijeni për ngjarjet do thirret të tregojë se çfarë di. Nuk e di se për cilën dosje po fliste Kryemadhi pasi atje janë 3 kallëzime. Janë të treja në proces dhe të treja nën hetim. Kështu që për këtë pikë ajo do shkojë atje të paraqitet patjetër.”- tha Petraj.

Edhe gazetari Ermal Peci i bëri tirrje Kryemadhit që të shkojë t’i dorëzojë të gjitha provat në SPAK, teksa shtoi se çdo politikan duhet të japë llogari për dosjet e bujshme që po hetohen.

“Monika Kryemadhi atë telefon të shkojë ta dorëzojë në SPAK dhe t’i tregojë provat se si Edi Rama është peshku i madh. Monika Kryemadhi të tregojë çfarë di, të shkojë të flasë. Ndryshe nga Ilir Meta, Kryemadhi edhe kur e ka pasur përballë Altin Dumani nuk e ka sulmuar. Në këto momente, çdo politikan shqiptar duhet të shkojë të japë përgjigje para SPAK-ut.”- u shpreh gazetari.