Forcat speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zaptuar sërish Shkodrën.
Ky zbarkim u realizua për rrjedhojë të atentatit të ndodhur më 30 tetor në Shkodër.
Ndaj po vijojnë hetimet për autorët dhe porositësit e masakrës së Dobraçit, që i mori jetën 4 personave: Hamza Licit, Arlind Bushatit, Flutura dhe Bashkim Bashës.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se mbrëmjen e djeshme, forcat RENEA dhe FNSH-të, kanë kontrolluar makina dhe banesa në disa zona të Shkodrës. Sipas tij, kontrollet janë zhvilluar në Dobraç, në Kiras dhe në lagjen “Guerile”.
Akoma nuk është zbuluar nëse nga këto kontrolle janë gjetur prova që mund të hedhin më shumë dritë mbi autorët e masakrës, apo nëse janë zbuluar detaje se kush ishte personi i tretë në makinë me viktimat, Licin dhe Bushatin.
Sipas informacioneve të përftuara nga burimet e policisë së Shkodrës, makina e cila u përdor nga autorët ka dalë nga rrugica ku ndodhet shtëpia e Astmer Bilalit, i cili aktualisht ndodhet në qeli si i arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
Por sërish ky informacin nuk është i konfirmuar për shkak se pranë kësaj banese nuk ka kamera sigurie.