E bujshme! Sapo u martuan, Dafina zbulon qe eshte kusherire me Kreshnikun, ai po e tradhton me nje

Pasi u nda nga Dj Geek, u raportua se Dafina Zeqiri ka gjetur sërish dashurinë. Madje, bëri xhiron e rrjetit një foto e saj me të supozuarin ‘partnerin e ri’, ku ata shiheshin duke ecur bashkë të përqafuar rrugëve të Prishtinës, teksa personi në fjalë i dhuronte një puthje në ballë artistes.

U raportua se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë jo e njohur në botën e showbiz-it. Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë. Një prej tyre merret me tregti të frutave dhe perimeve, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.

Këngëtarja nuk kishte reaguar mbi lajmin deri ditën e djeshme kur publikoi dy foto me të në Instagram, duke u përqafuar. Kjo u intepretua rrjedhimisht si konfirmim i lidhjes.

Mirëpo, historia ka mundësi të jetë ndryshe pasi burime për “Kryefjala” kanë mësuar se në fakt Dafina dhe Kreshniku janë kushërinj. Gjithashtu, raportohet se biznesmeni është në një lidhje dashurie me një vajzë të panjohur.

Për më tepër, Dafina ka publikuar rreth një muaj më parë, një foto me Kreshnikun duke e cilësuar si ‘kushëri’.