Sonte, në një përballje të ashpër mediatike, Grida Duma dhe Blendi Fevziu do të kenë të ftuar dy nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare. Grida Duma, në emisionin “Top Story” në Top Channel, ka ftuar ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha, ndërsa përballë tij do të ketë një panel analistësh.
Në të njëjtën kohë, Blendi Fevziu do të jetë në “Opinion” me kryeministrin Edi Rama në rolin e të ftuarit kryesor. Kjo përballje e dy figurave kryesore të politikës dhe dy prej emisioneve më të ndjekura në vend pritet të sjellë interes të madh për audiencën, ndërsa pikëpyetjet mbeten të hapura mbi atë se kush do të tërheqë më shumë shikueshmëri.
Vlen të theksohet se sot Sali Berisha iu përgjigj thirrjes së kreut të shtetit për dialog, duke deklaruar se Rama nuk ka arsye të kërkojë dialog me opozitën, në një kohë kur figurat e PD-së janë burgosur.