Lajmi i madh! Shqiperia do hyje ne BE ne 2027, ja cfare do ndodhe me vendin

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato gjatë takimit me Edi Ramën tha se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave “Shqipëri-BE” brenda vitit 2027 mund të arrihet nëse vendi “përvesh mëngët”.

“Plani për anëtarësim në fund të vitit 2027 është ambicioz, por mund të arrihet nëse punoni. Shqipëria mund t’ia dalë t’i çelë të gjithë kapitujt deri në fund të 2025-s”, tha Gonzato.

Komisioni Europian vlerëson maksimalisht punën e SPAK dhe nxitet që të vijohet me goditje të zyrtarëve të lartë, të përfshirë në afera korruptive, por me shqetësim shihet ligji për amnistinë penale.

“Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat themelore, veçanërisht në reformën e drejtësise dhe procesin e vetingut, dhe KE i del përkrah qeverisë Rama për rrugën drejt BE-së”. Me këtë konkluzion në progres raportin vjetor për Shqipërinë Komisioni Evropian ka mbështetur ambicien e Shqipërisë për integrimin.