Në emisionin “Open” është diskutuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku e ekzekutua Hamza Lici dhe plagosur rëndë Arlind Bushatin, që ndodheshin në një automjet tip Benz.
Ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh kallashnikov, ndërsa dyshohet se janë dy autorë që kanë marrë pjesë në këtë atentat.
Dyshohet se Lici dhe Bushati janë mbajtur në vëzhgim nga autorët e krimit, ndërsa viktima dhe i plagosuri kishin hyrë në territorin shqiptar nga Mali i Zi.
Detajet janë zbardhur nga gazetari Igli Çelmeta, i cili tha se Arlind Bushati ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Referuar burimeve nga policia, Çelmeta tha se janë shoqëruar 4 persona, identitetet e të cilëve nuk dihen.
Gazetarja Klodiana Lala tha në një studio televizive se referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, Hamza Lici nuk ka mundur të qëllojë me armën që kishte me vete, por Arlind Bushati që mbeti i plagosur ka arritur të qëllojë.