Një atentat me armë zjarri ka lënë të paktën 3 viktima dhe 1 i plagosur në gjendje të rëndë, sipas informacioneve paraprake nga Shkodra. dyshohet persona te fisit Lici
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë monumentit “5 heronjtë e Vigut” në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës.
Nga pamjet e siguruara nga Voxnews.al, nga vendi i atentatit, dallohet se në shënjestër ka qenë një makinë tip “Mercedes Benz” me targa të huaja, që është qëlluar me armë zjarri dhe më pas ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa forca të shumta të policisë dhe pesë ambulanca kanë mbërritur tashmë në vendngjarje.
Nga informacionet e para të gazetarit të Top Channel Klodian Zhivani dyshohet për 3 të vrarë dhe 1 i plagosur!
Dy automjete në ecje kanë qëlluar me breshëri njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa here, dhe më pas është përplasur me një mur.