Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi para pak çastesh afër Vushtrrisë në Kosovë, ku sipas burimeve të mediave atje, pronari i një furre buke dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Periskopi merr vesh ekskluzivisht po ashtu se i dyshuari për vrasjen në Vushtrri është Arsim Morina.
“Aktualisht nuk kemi informacion të detajuar se çfarë ka ndodhur, por prokurori është përgjigjur thirrjes së policisë dhe po merret me rastin”, ka deklaruar një zyrtar nga policia e Kosovës.
“Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, thanë burime nga policia.
Kujtojmë se një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.
Po ashtu sipas burimeve, dyshohet ka qenë fillimisht me viktimën në një veturë, i cili më pas ka ndalë veturën para furre dhe ka shtie në një nënkalim në Vushtrri, raporton Periskopi.
Vrasja e dyfishtë ende nuk është konfirmuar nga Policia dhe as detajet tjera.
Periskopi ka kontakuar Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit s’kanë kthyer asnjë përgjigje.
Periskopi do të iu mbajë të informuar…