Gjesti nuk “duron” dot, i shpreh dashurinë Eglit: Të dua! Por merr pergjigjen e dhimbshme nga Egli

Me rikthimin e saj, edhe pse të ndarë Egli dhe Gjesti me marrëdhënien e tyre të ndërlikuar janë ende në qendër të vëmendjes.

Teksa kanë qenë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë me Danjën, këngëtari nuk ndal ngacmimet ndaj Eglit, duke i thënë se e ka dashur dhe vazhdon ta dojë akoma.

Por, artistja i shprehet se çdo gjë ka mbaruar dhe se duhet ta lëri rehat.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Po të kam dashur moj, të dua akoma.

Egli: Lëre tek ajo që ke bërë dhe jemi ok. Të uroj vetëm të mirën, nuk ja uroj të keqen askujt.

Gjesti: Hajgare po bëjmë pak, fill ma bën deputeten.

Egli: Shko te Portokallia dhe bëj hajgare. Ka mbaru ai film.


Egli Tako pa dyshim është ndër banoret më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother.

Ajo pas rikthimit të saj në shtëpi po tregon një anë tjetër të saj, duke luftuar për vetën.

Egli ka shkruar një letër vetes së saj, të cilën ia publikuan edhe në rrjete sociale.

Siç duket banorja kështu po e heç mërzinë e krijuar aty brenda, shkruan Kosovarja.