Eftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe eksperienca në këtë format. Livia gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq…
Ish-banorja plot pas 22 vitesh që nuk kishte pasur asnjëlloj kontakti me babain, gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së BBV u surprizua nga babai i saj, Tonin përmes një lidhje skype nga Bresha, për t’i thënë të bijës se është krenar me të dhe se ajo duhet të vazhdonte me kokën lart. Por si është raporti me babain e saj pas daljes nga shtëpia? A e ka takuar Livia?
Do të jetë pak e çuditshme si gjë por unë flas me babin si të mos ketë ndodhur asgjë gjatë këtyre viteve. Kemi folur me ‘video call’ rreth tre orë herën e parë, më shkruan më çon gjëra dhe flasim shumë, në mënyrë shumë të rrjedhshme dhe më pëlqen shumë kjo gjë. E kemi rregulluar komplet është e habitshme, nuk jemi takuar sepse është në Itali por shumë shpejt.
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
Po me vëllain e saj a ka kontaktuar Livia?
Po, edhe me vëllain me ‘video call’ kur isha me babin dhe më shkruan. Është alamet djali vetë ta shihni. 19 vjeç është dhe më pëlqen mënyra sesi më flet. Është e habitshme sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Livia shtoi gjithashtu se:
Kjo ishte një dhuratë nga Big Brother VIP.