Vr*u me betoniere 4 të rinjtë! Ja kush eshte shoferi i tm*rrshem qe u largua, vetëm…(Foto)

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili ishte drejtuesi i betonierës që u përplas me makinën “Benz” në rrugën Vorë-Fushë-Krujë, duke shkaktuar humbjen e jetës së katër të rinjve.

Nga hetimet rezultoi se Krrashi po drejtonte mjetin e tonazhit të rëndë pa patentë të kësaj kategorie. Pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes, duke e lënë mjetin në rrugë.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina e viktimave shpërtheu në flakë, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Pas identifikimit, Krrashi u vu në pranga dhe tashmë do të përballet me drejtësinë për shkeljet e rënda që çuan në këtë aksident fatal.

Nga aksidenti i rëndë humbën jetën 4 të rinjtë, Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi

Policia ka kryer të tjera arrestime ditën e sotme, në lidhje me aksidentin tragjik në Fushë Prezë, ku vdiqën 4 të rinj.

Mësohet se është arrestuar drejtuesi i betonierës, Aleksandër Krrashi i cila dyshohet se u bë shkak për aksidentin tragjik, e po ashtu, një i afërm i 24-vjeçarit, shtetasi Valentin Krrashi, i cili akuzohet se e ka ndihmuar të largohej nga vendngjarja pas aksidentit. Krrashi raportohet se nuk kishte patentë për të drejtuar betonierën, por sërish biznesi në të cilin punonte e kishte punësuar. Për këtë ka rënë në pranga menaxheri i biznesit, Danjel Koxha dhe në kërkim është administratori.

Nga aksidenti i rëndë humbën jetën 4 të rinjtë, Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi. Makina e tyre u përplas nga pas me betonieren e drejtuar nga Krrashi dhe shpërtheu në flakë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë – Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;

-V. K., 25 vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;

-D. K., 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

-Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.