Një adoleshent së fundmi mësohet se është dënuar me burgim të përjetshëm, me dënim minimal prej 49 vitesh. Kjo pasi ai akuzohet për vrasjen e familjarëve të tij.
Bëhet fjalë për Nicholas Prosper i cili u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, 48-vjeçaren Juliana Falcon, vëllait të tij, Kyle Prosper, 16 vjeç dhe motrës 13-vjeçares Giselle Prosper.
Ndërkohë që po lexonte dënimin ndaj tij, gjyqtari i çështjes u shpreh se fjalët “i pashpirt dhe brutal” janë të pamjaftueshme për të përshkruar tmerrin e ndodhur brenda familjes.
Meidat e huaja bëjnë me dije se trupat e pajetë u gjetën në banesën e tyre në Luton në shtator të 2024.
Referuar hetimeve të bëra deri më tani policia bën me dije se ai vrau familjene tij. E gjitha ndodhi pasi nëna e tij gjeti një armë gjahu që kishte blerë duke përdorur një certifikatë false dhe debatoi me djalin.
Ndërkohë thuhet se 19-vjeçari planifikoi të kryente një sulm të të shtënave masive në shkollën fillore katolike St Joseph, ku vëllezërit e tij kishin qenë nxënës.
Ai pohoi para trupës gjykuese se donte të njihej si “qitësi më i famshëm në shkolla për shekullin e 21-të”.
Fatmirëisht plani I tij dështoi pasi oficerët të cilët e panë atë në rrugë menjëherë pas vrasjeve e arrestuan.
Arma e mbushur u gjet e fshehur në shkurre aty pranë, së bashku me më shumë se 30 gëzhoja.