Gazetari Lorenc Vangjeli ka komentuar zgjedhjet e “11 Majit” duke deklaruar se Rama nuk bën llogari me emra por me numra.
Vangjeli paralajmëron se në listën e publikuar të PS, nja 6 veta që mendohet që do ta marrin mandatin nga KQZ-ja, nuk do ta ushtrojnë detyrën e deputetit deri në fund.
“Rama nuk bën llogari me emra por me numra. Lista e tij është krijuar sipas metodologjisë së tij, është bërë që të krijojë më shumë numra dhe pas 11 majit secili është në fatin e vet. Atëherë numrat do të kthehen në emra dhe më pas do të vijë deputeti pasardhës, nëse do të ketë një problem me SPAK-un. Në listën e publikuar të PS, nja 6 veta që mendohet që do ta marrin mandatin nga KQZ-ja, nuk do ta ushtrojnë detyrën e deputetit deri në fund” tha Vangjeli.