Cudit Dash Sula: Altin Dumani do fuste në burg dhe nënën e tij, ju them ‘sekretin’ për Shefin e SPAK

Në një instervistë për Report.Tv Dash Sula iu përgjigj akuzave të Berishës se u la jashtë listave për faktin se ai është SPAK-ist.

Sula shprehu kënaqësinë e tij që u cilësua si SPAK-ist pasi personi që drejton institucuionin në fjalë nuk është i korruptuar.

Mdaje më tej demokrati shton se Dumani do të arrestonte dhe nënën e tij vetëm që të bënte drejtësi.

“Jam i nderuar që më kanë vënë emrin SPAK-ist. Hetimi ndaj Berishës është hetim i pastër politik dhe nuk kam frikë ta them duke e analizuar si ish prokuror. SPAK ka individë që janë pro maxhorancës por është fat që është ngritur SPAK që ka mision historik dhe hyjnor dhe në krye të SPAK është person si Altin Dumani apo ka drejtues si Adnan Xholi, Behar Dibra, apo Ols Dado me të cilët kam punuar dhe i njoh.

Altin Dumani edhe nënën e vet që I ka bërë kokën nëse ka shkelur ligjin e fut në burg. Këtë ta them unë që e kam njohur Altin Dumanin. E njoh mjaft mirë dhe ju garantoj është njeri i pakorruptueshëm. Pikë. I kam thënë dhe në mbledhje të strukturave të PD-së dhe Berishës në sy. Goditja e Dumanit ishte për deligjitim të institucionit. Dumani ska lidhje, zero me historinë e Sali Berishës. Ka zero ndikim të një proces penal. Ka të bëjë vetëm me marrëdhënien administrative” tha ai.