E papritur! Urren Ramën! Armaldo Kllogjeri i futet politikës, kandidat për deputet në këtë qytet

Armaldo Kllogjeri ka vendosur t’i hyjë politikës.

Sipas listës së hapur të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike (PD) në qarkun Elbasan, Kllogjeri është një nga emrat që bie në sy.

Në këtë listë përfshihet edhe Dashamir Xhika nga Partia e Lirisë.

Kjo lëvizje e Kllogjerit drejt politikës vjen pas eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania”, ku u bë i njohur për publikun shqiptar.

Aktualisht, ai synon të përfaqësojë qytetarët e Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë, duke sjellë në politikë përvojën e tij artistike dhe angazhimin publik.