Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij
Ai njihet për tipin e tij të drejtpërdrejtë dhe që i thotë gjërat troç. Është fjala për moderatorin e njohur, Ronaldo Sharka, i cili gjithashtu është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale.
Një ditë më parë, ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”. Pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme.
Fansat kanë qenë kuriozë që të dinë se kur do të martohet moderatori, por ai i ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij.
“Kur do martohesh?”, e ka pyetur dikush, të cilit Ronaldo i është përgjigjur:
“ KURRË!”.
Më pas një tjetër e ka pyet se ‘pse nuk do që të martohesh?’. Moderatori tregon se nuk i pëlqejnë dasmat dhe celebrimet, por shton se është pro familjes dhe dashurisë.
“Pyetja ishte kur do martohesh: Sepse nuk më pëlqejnë martesat, ndërsa familja po, jam pro familjes dhe dashurisë, si dhe dua të kem shumë fëmijë. Dasmat dhe celebrimet nuk më pëlqejnë”, ka shkruar Ronaldo në “Instastory”.