Një 37 vjeçar nga fshati Petrushë i Maliqit, është proceduar në gjendje të lirë pas një sherri për motive banale me një 34 vjeçar, të cilin e kishte punësuar në stallën e tij.
Motiv i sherrit ka qenë lidhja intime e bashkëshortes së 34 vjeçarit D.T me pronarin e stallës E.H. ndërkohë që nga hetimi dyshohet se 37 vjeçari ka patur qëllim prostituimin e gruas.
Sipas të dhënave, 25 vjeçarja A.T. , nënë e dy fëmijëve të mitur së bashku me bashkëshortin kishin shkuar të dy për të punuar në stallën e 37 vjeçarit.
Ajo kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me pronarin e stallës çka është bërë edhe shkak i konfliktit ndërkohë që 25 vjeçarja më herët kishte qenë viktimë e një trafikimi për prostitucion në shtetin grek.
Mësohet se e reja ishte prostituuar në Athinë nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6 mujore. Pas kthimit në Shqipëri ajo kishte punësuar në stallën e kushëririt të dy tutorëve të saj së bashku me bashkëshortin. Nisur nga ky fakt, dhe marrjen në pyetje të nënës së dy fëmijëve, bashkëshortit të saj dhe pronarit të stallës, dyshohet se lidhja jashtë martesore kishte për qëllim prostituimin përsëri të saj.
Krahas procedimit për veprën penale të “dëmtimeve të tjera me dashje”, çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme seksionit të trafiqeve në Dvp Korçë për zbardhjen e plotë të rastit.
Babai: Mund të kem hyrë katër apo pesë herë por më shumë jo, ka 5 vite e kusur. Ka qenë edhe e ëma, nuk e di çfarë bënte. Me bashkëshortin herë pajtohu herë….