Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.
Harasani ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës po vunate prej 2 vitesh. Ndarjen nga jeta të tij, e ka bërë me dije një miku i tij, Agim Muço, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti.” – shkruan miku i ish-deputetit të PS.
Andis Harasani është zgjedhur dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009, teksa nga shtatori 2002 deri në korrik 2005 ka qenë drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Në vitin 2012 ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe u shpërngul në SHBA. Megjithatë, ai nuk ju larguar jetës publike, duke qenë prezent në rrjete sociale si një kritik i ashpër i Ramës dhe PS-së.
Harasani, i cili ishte një prej zyrtarëve të Partisë Socialiste, shërbeu si deputet në periudhën 2005-2009. Gjatë mandatit të tij, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në politikat energjetike të Shqipërisë, duke drejtuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga viti 2002 deri në vitin 2005.
Pas largimit nga jeta politike, Harasani u angazhua në fushën e biznesit, duke krijuar një kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke kontribuar në zhvillimin e disa iniciativave ndërkombëtare. Pavarësisht angazhimeve të tij në biznes, ai mbeti i njohur për ndikimin që pati në skenën politike të vendit.
Mësohet se ai ndërroi jetë në New York në SHBA ku po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.