Marrëdhënia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, ka bërë konfuz ndjekësit! Pas shumë ndodhive në jetën e tyre së fundmi, çifi i përfolur se janë ndarë ende nuk kanë konfirmuar diçka të tillë apo nëse vijojnë të jenë bashkë.
Ishte Heidi ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri, duke iu rikthyer Italisë. Edhe ky hap i saj ngjalli mjaft reagime, duke bërë fansat të mendonin se lidhja mes tyre ka përfunduar.
Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila mes rreshtash thotë
“Çfarë po bën, ku je duke shkuar zemër”. Menjëherë na shkon mendja tek vendimi që ish-banorja e BBV mori për t’u larguar nga Shqipëria, edhe pse asgjë nuk është e qartë nga dy protagonistët.
Kujtojmë që ka gati dy muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.