Cmenduri në Vlorë, vajzat ndalin makinat dhe përl*shen dh*nshëm, arsyeja e cmendur (video)

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur së fundmi në mes të një rruge në qytetin e Vlorës. Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania pamje të rënda, ku disa vajza janë filmuar teksa përleshen fizikisht me njëra-tjetrën.

Fillimisht, në video shihen dy vajza që nisin sherrin mes tyre, por situata degradohet shpejt dhe përplasja fizike përfshin edhe vajza të tjera.

Pavarësisht se një djalë mundohet të ndërhyjë për të ndaluar sherrin, situata i del jashtë kontrollit, ose ai thjesht heq dorë nga përpjekjet e tij.

Vetëm falë ndërhyrjes së një shoferi të rastësishëm, i cili ndalon makinën dhe arrin t’i ndajë, situata vihet në kontroll.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese këtë ngjarje është fakti se vajzat kanë ndaluar makinën në mes të rrugës për të zhvilluar këtë përleshje, duke rrezikuar jo vetëm veten e tyre, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Përshëndetje JOQ! Po ju nis një video të disa gocave që zihen në Vlorë. Ky brez i degjeneruar që po degjeneron komplet,” shprehet qytetari i revoltuar që ka dërguar pamjet në redaksi.

Ky incident është vetëm një rast mes dhjetëra të tjerëve që tregojnë një rritje alarmante të dhunës mes të rinjve në Shqipëri. Fenomeni po merr përmasa të frikshme, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi edukimin, ndikimin e rrjeteve sociale dhe mungesën e vlerave të komunikimit paqësor mes të rinjve.