Situata mes Eglit dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania është tensionuar edhe më shumë pas Prime-it të mbrëmshëm.
Pavarësisht se çifti kishte kërkuar në Dhomën e Rrëfimit që skena e debatit për nishanin të mos bëhej pjesë e transmetimit, Ledioni dhe produksioni vendosën ta shfaqnin, duke shkaktuar reagime të forta nga dyshja.
Gjesti, i prekur nga situata, u largua nga Living Room në mes të diskutimit, ndërsa pas Prime-it, çifti pati një debat të ashpër.
Gjesti e akuzoi Eglin se ka dashur ta ulë atë dhe lojën e tij, duke i thënë se pasi e dëmtoi nishanin, shkoi te banorët duke u treguar çfarë kishte bërë. Por nuk mbaron këtu.
Tensioni arriti kulmin pas një diskutimi me Rozanën, ku ajo e përballi Gjestin me faktin se nuk i ka treguar asnjëherë dashuri Eglit.
Në atë moment, Gjesti shpërtheu duke thënë “Sepse nuk kam” dhe përplasi me forcë mikrofonin.