Urrejnë njëra tjetrën me shpirt! Kush eshte misteri qe fsheh Neda me Rozanen, zbuluan pa dashje që

Një përplajse e papritur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme live në “Big Brother VIP Albania”.

Teksa po komentonte lojën e Rozanës dhe Laertit, Neda u shpreh se kjo dyshe janë hileqarët më të mëdhenj të këtij edicioni, pasi sipas saj kanë bërë një bashkpunim që para hyrjes së tyre në BBV dhe loja e tyre po bëhet dyshe në shtëpi.

Mirëpo, ky koment nuk është pritur mirë nga Rozana e cila i është kthyer Nedës duke i thënë se e ka personale me të, qysh nga koha kur Neda ishte pjesë e BB dhe Rozana nuk ishte aspak simpatizante e saj.

“E di që e ke personale, e ke patur që në fillim dhe uroj që nëse unë dal nga shtëpia dhe ti të festosh ashtu siç kam festuar unë kur ke dalë ti. Unë e di pse e ke ti por megjithatë nuk ka problem… Meqënëse je shoqja e Valbonës, për shoqen flet vetëm fjalë të mira, për mua s’ka problem, unë e di pse e bën”– iu drejtua Rozana.

Nga ana tjetër Neda tregoi për publikun takimin e saj dhe Rozanës, takim i cili ka ndodhur në biznesin e kësaj të fundit, pak vite pas daljes së Nedës nga BB.

Sipas saj, Neda ka blerë një fustan tek biznesi i Rozanës, i ka paguar lekët e gjithashtu i ka bërë edhe reklamë, gjë që nuk do e bënte nëse do të kishte patur diçka personale me të.

“Unë mendoj që personale e ke ti me mua, sepse ti s’më ke dashur si ish banore dhe ti nuk e duron dot që ajo vajza që ke urryer dhe ke hedhur mllef, sot është opinioniste që po të jep mendime ty”- ia ktheu Neda.