Teksa iu përgjigj komenteve të qytetarëve në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama komentoi marrëdhëniet me Donald Trumpin.
Teksa riktheu sërish në bisedë kënetën, duke iu referuar komentuesit, Rama tha se do ta kalojë oqeanin dhe se do t’i bëjë një surprizë.
Komenti i qytetarit: A do e kaloni oqeanin?
Rama: Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë sot, paske fjetur atje dhe je zgjuar atje. Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme. Mos u çudit fare kur ta shikosh që jo vetëm ta kaloj…, por s’po flas më shumë. Do t’ia lëmë kohës të ju bëj një surprizë të këndshme ty edhe kënetës bashkë. A çfarë na gjeti.
Top Channel
Kryeministri Edi Rama edhe pse ndodhet në Berlin në panairin e Turizmit, sërish ka dalë në komunikimin e përjavshëm live me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.
Rama thotë se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë dhe se këtë vit presim gjysmë milioni gjermanë. Ai u pyet nga një komentues “A do e kaloni oqeanin?”
Kreyministri u përgjigj duke bërë një paralajmërim pë Sali Berishën, të cilit i referohet si “bufi i kënetës”.
“Unë me oqeanin, nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë. Unë e kaloj oqeanin sa herë të dua dhe mos u çudit fare kur ta shikosh që do ta kaloj, por dua t’i bëj një surprizë të këndshme ty edhe kënetës, por nuk po flas më shumë.
Më 11 maj Shqipëria do të vendosë të gjitha forcat e veta për të realizuar anëtarësimin. Ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërinë 2030 për t’u anëtarësuar në BE, ose një votë për kënetën për t’u kthyer në gropën e kua kua kuave. Kush do ta votojë do t’i bjerë në qafë fëmijëve të tyre.
Na ishte njëherë Partia Demokratike, nuk është më, kjo është kënetë me një buf. Prisni të shikoni kur t’ju shfaqet lista dhe përqendrohuni te lista e mbyllur, me speciet më të ulëta të politikës, prapë aty do t’i keni thotë këneta, ju si të doni”, ka thënë ai.