Blendi Fevziu: Ilir Meta duhet te lirohet urgjentisht, sepse kjo e keqe e madhe na pret nga

Gazetari Blendi Fevziu i ka dalë në mbrojtje Ilir Metës i cili u arrestua me urdhër të SPAK-ut.

Fevziu deklaroi se Meta nuk ka pse të qëndrojë i burgosur, sepse do të na kushtojë miliona euro nëse del i pafajshëm në fund të gjykimit.

“Duhej evituar arrestimi i Ilir Metes. Nëse hyn në rrjetet sociale, ka shumë njerëz, shumica emigrantë, që shpërthejnë me komente “mirë ja bënë”, ta “kishin tërhequr zvarrë”.

Arrestimi i Metës në shfaqje force në një nga zonat me pubike, ishte i panevojshëm dhe jo dinjitoz.

se klasa politike duhet të përgjigjet, por bëhet përmes dokumentimit të problemeve dhe jo detyrimisht të jenë në burg. E dini sa miliona paguajmë për ditët e burgut kur dalin të pafajshëm personat?

SPAK argumenton se mund të përbëjë rrezikshmëri, por unë mendoj se njerëzit duhet të gjykohen në liri dhe pastaj nëse është fajtor bën burgun. Po marr një person që arrestohet në vitin 2024. Gjyqi mund të zgjasë 4 vite.

Nese e mbajmë kaq vite ne burg, shpenzojmë mbi 60 euro dita. Pastaj do t’i paguash edhe ditët e dëmshpërblimit“, tha Fevziu.