E fundit! Aks*denti tr*gjik i merr jetën këngëtares së shumë njohur dhe pëlqyer!

Këngëtarja legjendare Angie Stone ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vajza e saj, Diamond Stone, e njohur gjithashtu si Ladi Diamond.

Ajo ka postuar një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku shkruante: “Mamaja ime ka ndërruar jetë”.

Sipas zëdhënëses së këngëtares, Deborah R. Saban, Angie Stone, një anëtare e grupit hip-hop “The Sequence”, ishte duke u përgatitur për të njoftuar një koncert në Montgomery, Alabama, kur u përfshi në një aksident automobilistik tragjik dhe humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Deborah Saban ka deklaruar për TMZ se vdekja e papritur e Angie Stone ka sjellë një trishtim të thellë për familjen dhe miqtë e saj.

Angie Stone la pas një vajzë, Diamond, me ish-bashkëshortin e saj, Rodney Stone, dhe një djalë, 27-vjeçarin Michael Archer, nga lidhja e saj me artistin D’Angelo.