I fiksuar pas bjondeve! Ja kush qenka ish e dashura e G Banit, i ngjan fr*kshem Danjes (Foto)

G Bani e ka shprehur pëlqimin e tij për Danjën që në fillim të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Edhe pas rikthimit në shtëpi, ai ka vijuar t’i afrohet asaj, duke i dhënë komplimente dhe duke shprehur hapur simpatinë e tij, pavarësisht se Danja ka një lidhje jashtë.

Së fundmi, raporti i tyre ka qenë në qendër të diskutimeve, ku Danja ka pranuar se kjo situatë po e vë në një pozitë të vështirë, duke pasur parasysh marrëdhënien e saj jashtë shtëpisë.

Ndërkohë, në emisionin “Fan Club” është publikuar një fotografi e G Banit me ish-të dashurën e tij suedeze. Kjo vjen pasi reperi i ka thënë disa herë Danjës se ajo i ngjan ish-partneres së tij.

Megjithatë, pas gjithë këtyre diskutimeve, G Bani ka vendosur të tërhiqet dhe ka deklaruar se nuk do të vazhdojë më të insistojë në këtë raport.