Rama tha se është në tehun e jetës dhe vdekjes! Sali Berisha i nxjerr bojën per Agaçin: E kemi kapur ne Rome duke

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Çkemi ndo1 të re”, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës ndaj Engjell Agaçit, për të cilin kryedemokrati u shpreh se Agaçi është arratisur, madje i kanë marrë edhe laptopin prokurorët e SPAK.

Rama i cilësoi këto deklarata shpifje, ndërsa shtoi se Agaçi ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Itali dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore që siç shprehet ai “kaloi tehun mes jetës dhe vdekjes”.

Rama: Dua të ndaj diçka revoltuese me ju. Këneta është përballë një thatësie të madhe. Maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës e di këtë më mirë sesa kushdo tjetër.

Llumi helmues i kënetës që ka mbetur nga ajo që lindi si partia evropiane do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit dhe zhaurime e atij kolektivi speciesh të ulëta do të shqetësojë dynjanë

Këneta ka marrë peng Engjell Agacin, gruan, vajzën, nënën e tij të mrekullishëm, familjen, me ferman të bufit që e shpalli një person në arrati nga drejtësia. Me tam tamet e mushkonjave të kënetës që hodhën helmin e zëvendësimit të tij, e dyndjes së hetuesve të SPAK në kryeministri e marrjes së lap topit dhe e syrit që tu dali bashkë me syrin e bufit.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë replikë ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me Engjëll Agaçin, për të cilin kreu i qeverisë tha se ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Berisha pretendon se Agaçi ndodhet në Itali, e se sipas tij është fotografuar nëpër kafene në Romë.

Sakaq, Berisha tha se nëse Agaçi ndodhet në spital të publikojë detaje lidhur me klinikën ku ndodhet.

Sali Berisha: Ai ka një muaj që është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinike, përkundrazi nga Roma vijnë foto nëpër kafene. Por po të ishte e vërtetë, ai tregon spitalin, kliniken.

Të pyes Edi Ramën, por kur hoqe zorrën qore çte shtyu të publikosh foton ditën e parë. Pse ti operacionin nuk e mbajte sekret, kurse tani për Agaçion sekret spitali, sekret largimi. Jo vetëm kaq, por Vilma e pushuar nga ambasada e SHBA për fshehje akti kriminal emërohet në vend të tij.