Gjesti sherr te madh me Rozanën: Kush je ti, halla apo nëna! Nëse Egli ka bërë s*ks…

Gjesti ka shpërthyer në një debat të ashpër me Rozana Radin, pas informacionit që G Bani solli nga jashtë, ku u përfol se ai dhe Egli Takon kishin pasur marrëdhënie.

Ai u nervozua me këngëtaren, pasi ishte ajo që kishte përmendur këtë rast para banorëve të tjerë.

Banori e akuzoi Rozanën për manipulim dhe e pyeti se kush ishte ajo për të cënuar moralin e një vajze, duke e sfiduar ta shikonte në sy dhe t’i përgjigjej për veprimet e saj.

“Edhe nëse ka bërë, ka bërë për vete. A je nëna e saj, a je halla e madhe. Kush je ti?“, tha Gjesti.

Rozana kërkoi që ai të largohej dhe mohoi të gjitha akuzat që i ishin drejtuar.