Futi në burg Erjon Veliajn, Erjon Bani i përgjigjet kryebashkiakut: Jemi të përgjuar 24 orë, ja ku mund te gjesh zgjidhje

Pas sulmeve të bëra prej ditësh tanimë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, por jo vetëm, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani ka dalë për herë të parë para mediave.

Gjatë fjalës së tij, Bani u ndal te integriteti i gjyqtarëve, prokurorëve dhe oficerëve të BKH-së duke theksuar se janë institucionet më të monitoruara dhe vetë ata kanë kaluar në disa filtra.

Sa i përket akuzave të bëra në drejtim të tij, apo dhe kolegëve, Bani e tha qartë dhe pastër që cilido që ka vërejtje dhe ankesa t’i adresojë ato në organet kopetente dhe jo t’i bëjë gjyqtarit gjyqin në publik, duke iu referuar kështu dhe akuzave që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka lëshuar drejt tij.

“Lidhur me integritetin e gjyqtarëve dhe ndoshta at që tha Dumani si SPAK dhe GJKKO dhe BKH, janë institucione më të monitoruara për shkak të ligjit dhe kushtetutës. Familjarët, jo vetëm gjyqtarët por edhe familjarët tani i nënshtrohen kontrolli periodik të pasurisë, përgjohen në kohë reale të gjitha komunikimet mesazhet për sa i përket integritetit duhet të theksojmë një fakt se parimet kombëtare janë të rëndësishme se pezumohet integriteti e besueshmëria në momentin që janë emëruar. Nuk duhet të provojmë gjyqtarët, kjo gjë pezumohet.

Kush lidhur me integritetit duhet ti adresojë në organet kompetente. Nuk mund të bëhet gjyqi i gjyqtarit, gjyqi i gjyqtarit bëhet vetëm në Gjykatën e Lartë. Sa i përket kriteret ka një kontroll të posaçëm në organet e vettingut, por vetting ishte akoma dhe më i thellë dhe qëllimi është bërë për të kthyer besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë.

Në momentin që kalon ky filtër kalon dhe një filtër tjetër nga KGJ është dhe një komision i posaçëm i prokurorisë të posaçme që garanton një filtër ndryshe nga gjithë gjyqtarët e tjerë që duhet të kalosh dhe këtë filtër. Kështu është institucioni më i monitoruar”, tha Bani.