Daily Mail: Po perhapet kudo! Mjekët japin al*rmin për sëm*ndjen misterioze që i vr*et pacientët brenda disa orësh

Një sëmundje misterioze ka vrarë më shumë se 50 njerëz në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) vetëm disa orë pas shfaqjes së simptomave.

Kështu raporton e përditshmja britanike, Daily Maill.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjekët në RDK thanë se koha midis shfaqjes së simptomave dhe vdekjes ishte vetëm 48 orë në shumicën e rasteve.

OBSH e përshkruan shpërthimin si një “kërcënim të rëndësishëm për shëndetin publik”.

Zyrtarët besojnë se shpërthimi filloi më 21 janar dhe 419 raste janë regjistruar që nga e hëna, duke përfshirë 53 vdekje.

Sipas zyrës së OBSH-së në Afrikë, shpërthimi i parë filloi në qytetin e Bolokos pasi tre fëmijë thuhet se hëngrën një lakuriq të ngordhur.

Ata vdiqën 48 orë pasi shfaqën simptoma të etheve hemorragjike, një grup sëmundjesh të karakterizuara nga ethe, gjakderdhje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh dhe simptoma të tjera.

“Kjo është a vërtet shqetësuese,” i tha Associated Press Serge Ngalebato, drejtor mjekësor i Spitalit Bikoro në RDK, duke iu referuar faktit se sa shpejt vdiqën pacientët.

Megjithatë, pasi nisi shpërthimi i dytë i sëmundjes misterioze në qytetin e Bomates më 9 shkurt, zyrtarët dërguan mostra nga 13 raste për testim.

Të gjitha mostrat rezultuan negative për Ebolën dhe sëmundje të tjera hemorragjike si virusi Marburg, megjithëse disa mostra ishin pozitive për malarien.

Sëmundja ka një shkallë vdekshmërie prej 12.3 përqind, sipas zyrës së OBSH-së në Afrikë, e cila është rreth 10 herë më e lartë se kur Covid filloi të përhapet për herë të parë.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se vendndodhja e largët e shpërthimeve, e kombinuar me ‘infrastrukturën e dobët të kujdesit shëndetësor të vendit’, rrisin rrezikun e përhapjes së mëtejshme, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të nivelit të lartë për të frenuar shpërthimin.

Shpërthimet vijnë vetëm disa muaj pasi ‘Sëmundja X’ vrau 143 njerëz vitin e kaluar në RD.

Zyrtarët më vonë zbuluan se ka të ngjarë të ishte një formë e rëndë respiratore e malaries.