Ish reperi Fero së fundmi u martua sërish, derisa ndau fotografi ‘enigmatike’ nga ceremonia e martesës.
Fillimisht, ai nuk zbuloi portretin e gruas së tij të re, por veç një pjesë të flokëve të saj.
Megjithatë, duket se Fero ka vendosur që pak nga pak ta zbulojë bashkëshortën.
Ani pse akoma nuk e ka postuar ndonjë foto me portretin e saj të plotë, së fundmi ai ndau një imazh ku shihet më pak se gjysmë fytyra e saj.
“Mos na shqetësoni”, shkroi Fero pos tjerash.
Mbetet të shihet se kur do të kemi një fotografi të plotë nga çifti i ri.