SPAK demaskon Erion Veliajn, zbardhet BISEDA mes kryebashkiakut dhe Ols Dado në gjykatë, qe nuk guxoi ta permendte

Zbardhet seanca e 12 shkurtit e mbajtur në GJKKO teksa kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi ditën e sotme një pjesë të transkriptuar nga seanca gjyqësore, duke pretenduar se prokurori i çështjes, Ols Dado, kishte përdorur ndaj tij fjalor ofendues, ndërsa në dokument citohej fjala “ndyrësirë”.

Menjëherë pas këtij statusi, ka reaguar SPAK e GJKKO duke publikuar një pjesë nga regjistrimi i vërtetë ambiental, dhe rrjedhimisht duke përgënjeshtruar dhe deklaratën e bërë pak më parë nga Veliaj. Gazeta Tema ka arritur të sigurojë faqen e plotë të dokumentit të bërë publik nga Prokuroria e Posaçme, ku bëhet fjalë për faqen 107 të seancës së zbardhur më 12 shkurt 2025.

Në zbardhjen e seancës së 12 shkurtit, debati mes prokurorit të cështjes Ols Dado dhe të pandehurit Erion Veliaj, nis teksa ky i fundit në sqarimet e dhëna përpara trupit gjykues, tregon dhe adresën e vendbanimit të Olsi Dados, situatë që ka bërë Dadon të reagojë i indinjuar dhe t’i marrë si kërcënim fjalët e thëna nga ai.

Më pas Dado shprehet se “i kam mesazhet këtu”. Këtu Veliaj është përgjigjur se ndodhet në kushte të pabarabarta me palën tjetër (prokurorin Ols Dado), pasi ky i fundit është me celuar në dorë, ndërsa ai ndodhet pas xhami pa ditur as arysen se përse ndodhet aty, shprehet Veliaj në seancë.

Pjesë nga seanca e mbajtur më 12 shkurt:

Personi në hetim Erion Veliaj: Hidhni një sy po bëhet një diskutim se shkon perespektiva, shkon me shijet e Tiranës. Është dicka që ndodh rëndom me arkitektë dhe për sa kohë që unë kam provën e datuar se kompania është gati të vijë të….. Kompania e Roterdamit studio e Arkitekturës dhe për sa kohë ska patur lidhje fare me vendimarrjen time. Ju lutem dhe meqë prokurori ju rrëfen së pari e drejta e jetës është një e drejtë e pakonkurueshme, pra nuk futen 10 vetë të aplikojnë, ti mund të kesh pretendime siç ka pasur vërejtje prokurori për lejen e vet. Ti mund të kesh konflikt interesi siç ka për mendimin tim konflikt të madh interesi, por leja nuk është se konkuron dikush tjetër. Pra, Kisha Katolike që ka përballë nuk mund të ndërtojmë në tokën e prokurorit, aty mund të ndërtojë vetëm ai që ka pronën ose ai që është pajtuar për pronën. Lejen nuk e merr organizata e arkitekturës vetëm se ka një ide.

Prokurori Ols Dado: S’ke turp që thua banesën e prokurorit, ça është kjo kërcënim është ky që tregon banesën e prokurorit?

Personi nën hetim Erion Veliaj: Nuk po bëj asnjë kërcënim, unë besoj që është konflikt interesi, prokurori mendon që kjo është sjellje normale, unë mendoj që s’është normale.

Gjykata: U tërheq vëmendjenpalëve, prokurorit dhe personit nën hetim.

Prokurori Ols Dado: I kam mesazhet këtu.

Personi nën hetim Erion Veliaj: Ne fatkeqësisht nga të gjithë telefonat na i ka marrë prokurori, nuk i kemi mesazhet, në momentin që do ta kemi dhe në mesazhet tona s’diskutohet fare.

Gjykata: U tërheq vëmendjen palëve, prokurorit dhe personit nën hetim.

Personi nën hetim Erion Veliaj: Fakti që një palë është pas xhamit dhe është në burg dhe s’më tregon asnjëri pse jam këtu. Një palë është me telefon, një palë është pa telefon. Jemi në një situatë të pabarabartë.

Gjykata: Telefonin nuk e keni patur që në kohën që jeni izoluar apo vetëm në këtë moment?

Personi nën hetim Erion Veliaj: Në këtë moment sepse në këtë moment ai më … me telefon. Në momentin që më sfidoi për telefonin sigurisht do i përgjighem për telefonin që nuk e kam. Jemi në disavantazh, ata nuk thonë pse ky është në burg. Ata e bënë këtë parashtrim, morën në gojë gjithë dynjanë, por nuk thanë gjë, ore po kryetari i Bashkisë ku është në gjithë këtë muhabet.