Artiste e madhe por pa shtëpi! Zbulohet ku jeton Rozana Radi me qera, dhe pse i erdhi jeta keshtu

Aktualisht, Rozana Radi është një nga banoret më të spikatura të Big Brother VIP Albania, ku qëndrimi i saj i drejtpërdrejtë dhe natyra e saj e fortë kanë bërë që të jetë shpesh në qendër të vëmendjes. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, ajo ka treguar anën e saj emocionale, por edhe vendosmërinë për të mos u ndikuar nga situatat që krijohen brenda lojës. Duke qenë një personazh me eksperiencë në ekran dhe në botën e artit, Rozana di si të menaxhojë emocionet dhe të qëndrojë e fortë përballë sfidave që Big Brother i rezervon.

Por përpara se të bëhej pjesë e këtij formati, Rozana ka ndarë me publikun një aspekt interesant të jetës së saj private. Në një postim të vjetër në rrjetet sociale, ajo kishte shpjeguar pse kishte vendosur të jetonte me qira në vend që të blinte një shtëpi.

“Unë e dua shumë shtëpinë! Jetoj në një shtëpi të vogël me qira, pranë motrës time. Do thoni ju, pse s’e ke blerë një shtëpi? Kam menduar të investoj paratë që do blija shtëpinë në biznesin tim, por kjo nuk do të thotë që duke qenë se jam me qira, mos të kem ambientin tim që më qetëson,” – shkruante ajo.

Vendimi i saj për të mos investuar në një pronë personale, por për ta fokusuar kapitalin në biznes, tregoi një zgjuarsi financiare dhe një qasje praktike ndaj jetës. Në atë kohë, ajo theksonte rëndësinë e detajeve në ambientin e saj, duke veçuar madje edhe ndikimin e abazhurëve në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe të këndshme.

Tani që është brenda shtëpisë së Big Brother, Rozana po përballet me një tjetër sfidë – atë të bashkëjetesës me konkurrentët e tjerë dhe të lojës strategjike. A do t’i shërbejë ky përvojë për ta çuar sa më larg në këtë format? Mbetet për t’u parë.