Ja strategjia dëshpëruese e Erion Veliaj ti shpëtojë burgut! Klodiana Lala nxjerr detajet e renda: Ska SHPRESE

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërcënimet dhe fyerjet e Erion Veliajt ndaj prokurorit që po e heton, Ols Dado.

Lala tha se kjo është strategji e Veliajt, që prokurori pas kërcënimit ta padisë dhe më pas do të detyrohet të heqë dorë nga hetimi i Veliajt, por shtoi se Ols Dado deri tani nuk është lëkundur ndaj presionit.

Lala foli gjithashtu edhe për një audio që po qarkullon në media pranë Veliajt, ku pretendohet se prokurori e ka quajtur kryebashkiakun “ndyrësirë”, fakt që u mohua kategorikisht nga SPAK dhe gjykata. Gazetarja tha se ndaj Veliajt mund të ngrihet edhe akuzë për falsifikim.

“Gjuha e Veliajt është e papranueshme, por është strategjike. Kanosja ndaj prokurorit është vepër penale, që ndiqet me ankimin e prokurorit. Nëse Ols Dado i drejtohet institucioneve, duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet nga çështja. Veliaj po ndjek këtë strategji për të detyruar prokurorin që të largohet. Deri tani Ols Dado i ka qëndruar presioneve. Gjuha është sigurisht e papranueshme.

Veliaj ka pretenduar sot, ka nxjerrë një transkript ku pretendohet se gjatë senacës së masës së sigurisë, prokurori i ka thënë “ndyrësirë”. Veliaj pretendon se e ka zbardhur nga audio këtë. Prokuroria dhe gjykata e mohuan këtë fakt, në asnjë moment gjatë dëgjimit të audios, nuk rezulton që prokurori ta ketë përdorur këtë shprehje. Ka një version audio të paqartë, por prokuroria e posaçme dhe gjykata, po shohin mundësinë e ngritjes së një akuze të re, për falsifikimin.

Audio do ti nënshtrohet akt ekspertimi nën dyshimet për ndërhyrje të mundshme. Audio orgijinale e ka gjykata e posacme. Nëse ka manipuluar mund të ketë akuzë të re ndaj zotit Veliaj. Sistemi është lehtësisht i verifikueshëm nëse ka ndërhyrje, kjo është strategjia e prokurorëve”, tha Lala.