“Jam pa faj”, i vr në sot babanë në deren e shtëpisë, çfarë thoshte vite më parë Tom Mamliu për mas krën e Mamurrasit

Tom Mamliu, i cili prej vitesh ndodhet i burgosur për vrasjen e Naim Tafës në vitin 2015, iu vra babai pasditën e sotme në pragun e shtëpisë së tij në Laç. Viktima u qëllua nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Tom Mamli, i dënuar me 29 vite heqje lirie, në një intervistë për News24, në vitin 2018 ka mohuar se ka qëlluar në drejtim të Naim Tafës. Madje sipas tij, babai i viktimës ka shkuar te shtëpia e tij dhe i ka kërkuar të atit, që të pajtoheshin. Ai deklaroi se bashkë më të vëllanë nuk janë kriminelë, pavarësisht se gjykata i ka shpallur të dy fajtorë.

“Ishin 3 persona. Një nga këta persona ka dalë i pafajshëm. Personi i tretë ka ngelur i vrarë atë ditë në vendin e ngjarjes. Ka qenë një incident ku dy nga këta kushërinjtë e palës kundërshtare e kanë goditur Enrikun në Mamurras. E kanë goditur me hunj dhe mjete të forta. Ka përfunduar në spital.

Ata e pranuan vet në gjyqin e ngjarjes në fjalë. Babai i viktimës ka ardhur tek shtëpi dhe i ka thënë babait tim që të pajtoheshin. Të gjithë e dinë në Mamurras se ne nuk kemi pasur faj. Në këtë rast Enriku ka pasur armë me vete dhe u kundërpërgjigj pasi më pa mua të plagosur me gjak dhe kam rënë mbi timon. Dhe ka menduar se unë kisha vdekur. Dhe kjo ka qenë e gjitha. Ne jemi pa faj, ishte vetëmbrojtje,” ka treguar Tomë Mamli pak vitë më parë në një intervistë për News24.

Kujtojmë se vëllezërit Tom dhe Elton Mamli ishin përfshirë në një konflikt të armatosur në Mamurras me kushërinjtë Tafa, duke çuar në humbjen e jetës së njërit prej tyre dhe plagosjen e të tjerëve. Si rezultat, Tom Mamli u dënua me 33 vjet burg, ndërsa Elton Mamli me 26 vjet.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar autorët e vrasjes së 67 vjeçarit, dhe për të zbuluar nëse ngjarja ka motive hakmarrjeje apo lidhet me konflikte të tjera. Sakaq, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kreh zonën për të gjetur gjurmë që mund të çojnë në zbardhjen e krimit.

Çfarë ndodhi në 2015?

Konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli ka filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri. Rreth një muaj para ngjarjes, i dëmtuari në Suedi, Edmond Tafa dhe i pandehuri Gazmir Tafa kanë rrahur në Mamurras Elton Mamlin. Pas kësaj ngjarjeje, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorjan Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, të cilët ishin “kundërshtarët e tyre”. Por, pavarësisht presionit, Dorjan Mamli nuk ka pranuar të shkëpusë marrëdhëniet me Tafat dhe për këtë arsye, ditën e ngjarjes, më 23 Shtator 2015, vëllezërit Elton dhe Tom Mamli kanë rrahur kushëririn e tyre, Dorjan Mamlin.

Pas këtij episodi, vëllezërit Mamli janë larguar me mjetin e tyre Range Rover. Ndërsa Dorjan Mamli është takuar me kushërinjtë Tafa, të cilëve u ka treguar për ngjarjen. Këta të fundit (Tafat) kanë dalë me mjetin e tyre, tip “Benz”, në kërkim të vëllezërve Mamli.

Të dy palët janë përballur me njëri-tjetrin pranë stacionit të Trenit dhe fillimisht kanë përplasur mjetet e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Pas përplasjes, të dy palët, të armatosur, kanë dalë nga mjetet dhe kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit. Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment, kur ambjenti përreth ka qenë i populluar me shumë njerëz. Nga goditjet me armë, ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Naim Tafa, i cili gjendej nën shoqërinë e kushërinjve Tafa. Nga ekspertiza, rezulton se ai është vrarë nga arma e përdorur nga Tom Mamli. Po ashtu, nga goditjet me armë, kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin rastësisht në vendin e ngjarjes.