“Mbaroi ajo punë, ka ngelur vetëm firma e fundit…”/ Non Grata e Berishën, vjen deklarata…

Demokratët po mbahen me shpresë se me fitoren e Trumpit në SHBA do t’i hiqet “Non Grata” Sali Berishës.

Për shkak se jemi në prag të listave për deputet, zyrtarë dhe figura të PD-së po i servilosen kryetarit me shpresën se do t’i hiqet “damka” nga SHBA.

Pavarësisht se nuk ka asnjë të dhënë zyrtare ku të bazohet, anëtarja e Kryesisë së PD Edith Harxhi, deklaron se “non grata” për Berishën ka rënë që në momentin që “njeriu i Trumpit”, LaCivita ka ardhur të punojë në selinë blu.

“Për mua si diplomate karriere më duhet t’ju them, “non grata” ka rënë tashmë. Pritet vetëm një akt (firmë) administrative. Ose ai i heqjes “per se” të “non gratës” nga sekretari Rubio ose një vizitë e zotit Berisha që do të rikuperojë gjithçka, që është e njëjta gjë me heqjen e ‘non gratës’”, tha Edith Harxhi.