“Emigrantë kthehuni në Shqipëri”/ Edi Rama: E kam gati! Iu tregoj si të fitoni më shumë para…

Rehabilitimi i argjinaturës të lumit Seman, në bashkinë e Fierit ka përfunduar brenda 4 muajve të fundit të vitit të shkuar, duke krijuar mundësi për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe zonave të banuara nga përmbytjet.

Investimi konsiston në rehabilitimin e rreth 8 km argjinaturë gjatësore, duke garantuar një mbrojtje të qëndrueshme të rreth 5 mijë hektarëve toka bujqësore dhe zona të banuara nga përmbytja e lumit Seman, si dhe mbrojtjen e stacionit të pompimit të gazsjellësit të TAP-it.

Rama ishte në Fier, ku pa nga afër investimin ndërsa nuk harroi që të inkurajojë emigrantët që kanë punuar në bujqësi që të sjellin në vendin e tyre, eksperiencën në këtë fushë.

“Kush kthehet dhe sjell dhe eksperiencën që ka në Greqi në Itali apo gjetkë, po sidomos në këto dy vende me bujqësinë, duke e hedhur në tokën e vet, qoftë për prodhim, qoftë për përpunim, qoftë për ambalazhim, qoftë për agroturizëm, 100% i del më mirë llogaria sesa të vazhdojë të rrijë atje. Dhe jam bindur i që kjo tendencë do fuqizohet vit pas viti”, u shpreh Rama.