E fundit! Rr het rëndë biznesmeni milioner shqiptar. Emri

Zbulohen pamjet e dhunës ndaj kryetarit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa. Ka qenë ky i fundit që pas agresionit barbar ka kryer një filmim si rrëfim-provë të pasojave të sulmit, duke shpjeguar dinamikën, autorët dhe shkaqet.

Çipa tregon në videon 1 minutë e 15 sekonda se administratori i kompanisë me emrin Dio (Dioment Musa), i bëhej pengesë për projektin e tij dhe pasi nuk pranoi presionin e tyre, dy personat iu futën në makinë dhe e dhunuan duke e përgjakur.

Në video shihet kreu i shoqatës me fytyrën e mbuluar tërësisht nga gjaku dhe me çarje në pjesë të ndryshme nga grushtet dhe goditjet.

Rrëfimi i plotë i Arben Çipës:

“Është ora 16:10, duke shkuar në punën time. Në Heremec, në rrugë e sipër, një person me emrin Dio, administrator i “Four Elements”, më ka prerë rrugën, bashkë me një person tjetër, të shoqëruar, dhe duke diskutuar për një çështje që ai është bërë pengesë, për një projekt timin, ata kanë dalë dhe filluar me fyerje. Kur ata filluan me fyerje, unë padyshim nuk i kam pranuar. Në këtë kohë, kanë shfrytëzuar momentin dhe brenda në makinën time të dy personat më janë vërsulur me grushta, me gurë, e tjera, e tjera. Kam tentuar të mbrohem, por e pamundur në atë moment. Dhe ka arritur momenti që më kanë krijuar një situatë të tillë, në krejt trupin tim. Kjo video është për ta pasur si provë, edhe ajo ç’ka përshkruaj, por edhe ajo çfarë ka ndodhur.

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipa ra pre e dhunës një ditë më parë në ‘Heremec’, që ndodhet ndërmjet Sarandës dhe Kakomesë.

Sot policia e Sarandës prangosi autorin Dioment Musa, ndërsa në kërkim është nipi i tij. Burimet thanë se shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar-restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty, do ndërtojnë një biznes.