Një ngjarje e pazakontë ka tronditur fshatin Krutje të Lushnjes, ku një grua është filmuar duke hedhur dheun, e marrë në një vdekje që ndodhi në fshat. Banori që ka dërguar videon pretendon se gruaja, e cila është nusja e xhaxhait, e ka marrë dheun për qëllime magjie. Pamjet e siguruara nga kamerat tregojnë momentin kur gruaja hedh një grusht dheu. Ky veprim ka ngjallur frikën për praktikat e magjisë së zezë që disa besojnë se përdoren për të dëmtuar njerëzit.
Megjithëse besimet në magji janë të rrënjosura në kulturën popullore, raste të tilla shpesh krijojnë tension dhe panik. Shumë njerëz i druhen ndikimit të saj, ndërsa të tjerë e shohin thjesht si një besëtytni të vjetër pa baza reale. A dënohet magjia nga ligji? Në Shqipëri, magjia në vetvete nuk është e ndaluar, por nëse përdoret për mashtrim, shantazh ose frikësim, mund të konsiderohet vepër penale.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje joq kam video nga kamerat që kam vendosur në shtëpinë time pikërisht për keto raste. Ku shihet qartë që Nusja Xhajës ka mar ‘’dheun’’në një vdekje që ndodhi ne fshat po sot për të bërë magji, e ka në dorë dheun . Ju lutem publikojeni ne faqen tuaj ngjarja ka ndodhur në fshatin Krutje të Lushnjes 20.02.2025. Po ta zmadhosh videon duket që pjesa e dheut tek shtëpia ka qënë i paster dhe pasi ajo ka ardhur ka mar derrasën poshtë saj eshte si kapul i zi.”