Blogeri Olti Curri shkruan sot se Erion Veliaj jo vetëm që nuk do të lirohet, por do të transferohet në Tiranë, në burgun 313.
Denoncimi i fortë i Berishës: Ëngjëll Agaçi arratiset për t’i shpëtuar arrestimit
Curri thotë se Veliaj po zhvillon takime të paregjistruara në paraburgimin e Durrësit me Elton Kacidhjen dhe Alban Dokushin.
Në një psotim në rrjetet sociale, Curri shkruan se të gjithë do mblidhen te 313 ku do tu numërohen edhe çapat e bukës si të gjithë të burgosurit e tjerë dhe jo të bëjë Sauna dhe Pishinë siç po bën në Durrës.
“Del Erion Veliaj, nuk del Erion Veliaj?
Jo vetëm që Erion Veliaj nuk del nga burgu, po nga qelitë e Durrësit do transferohet në Tiranë te 313.
Të gjithë do mblidhen te 313 ku do t’u numërohen edhe çapat e bukës si të gjithë të burgosurit e tjerë dhe jo të bëje Sauna dhe Pishinë siç po bën në Durrës, madje i shkon në takim pune edhe Elton Kacidhja dhe Alban Dokushi pa rregjistruar takimet…se nuk i ndahet shpirti nga puna”, shkruan Olti Curri.