‘Ditë të zeza’/ Gjesti ngel pa mend! Vëllai i Madh i jep valixhen me 7 zarfa, dënime dhe…

Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me valixhen e tundimeve.

Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë. Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët. Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.

Banori hapi zarfin e parë në të cilin shkruhej: “Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nga ti nuk mund të thotë “Jo”. Zgjedhja duhet të bëhet tani. Pasi lexoi zarfin, Gjesti zgjodhi Rizartën”